January 5, 2026
1 min read

Grabitje si në filma në mes të autostradës në Itali, plaçkitësit kapin 400 mijë euro

Një grabitje spektakolare ka ndodhur në Itali, ku një grup personash të armatosur ndaluan një mjet të blinduar me para në autostradën A14, në rajonin Abruzzo.

Autorët përdorën goma me gozhda dhe mjete shpërthyese për të bllokuar rrugën, duke arritur të marrin rreth 400 mijë euro.

Askush nuk u raportua i plagosur, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e grabitësve.

Latest from Blog

Go toTop