Një studim i ri ka hedhur dritë mbi një aspekt interesant të marrëdhënieve bashkëshortore.
Gatimi i përditshëm nga gruaja për burrin nuk është gjithmonë një tregues i një martese të shëndetshme apo të lumtur.
Përkundrazi, gratë që nuk e marrin këtë detyrë si obligim ditor shpesh raportojnë nivele më të larta kënaqësie në martesë.
Studimi, i kryer nga një grup kërkuesish në fushën e sociologjisë dhe psikologjisë familjare, analizoi rreth 1,500 çifte të martuara në vende të ndryshme të Evropës dhe ShBA-së. Një nga konkluzionet më të rëndësishme ishte se gratë që ndajnë punët e shtëpisë, përfshirë edhe gatimin, me partnerin ose që nuk e shohin veten të detyruara të gatuajnë çdo ditë, kishin më pak stres dhe një ndjenjë më të fortë barazie në martesë.
Ky lloj barazie ndihmon në ndërtimin e një partneriteti të shëndetshëm, ku të dy bashkëshortët kontribuojnë në mënyrë të drejtë dhe ndihen të vlerësuar për përpjekjet e tyre.
Një nga arsyet që lidhet me këtë rezultat është presioni kulturor dhe social që shumë gra përjetojnë për të përmbushur rolin e “gruas ideale” që shpesh kufizohet si ajo që kujdeset për shtëpinë, për fëmijët dhe për burrin.
Kur ky presion largohet, për shembull, duke vendosur që gatimi të mos jetë detyrim i përditshëm, gratë përjetojnë një ndjenjë më të madhe lirie, vetëvlerësimi dhe kontrolli mbi jetën e tyre. Kjo përkthehet në një atmosferë më të shëndetshme brenda martesës.
Nuk domethënë të mos gatuani fare
Studiuesit theksojnë se qëllimi nuk është që gratë të mos gatuajnë fare apo të injorojnë partnerët e tyre, por që të mos ndjejnë presionin e vazhdueshëm për ta bërë këtë çdo ditë si detyrë automatike.
Në shumë raste, çiftet që ndajnë punët e përditshme ose që planifikojnë së bashku gatimet kanë një komunikim më të mirë dhe ndihen më të lidhur emocionalisht. Kjo ndihmon në forcimin e marrëdhënies dhe rritjen e ndjenjës së partneritetit dhe respektit reciprok.