October 15, 2025
1 min read

Gruaja kanoset nga burri në Leposaviq, policia i gjen armë, municion, uniforma dhe pajisje të tjera ilegale

Sot një grua ka raportuar në stacionin policor në Mitrovicën Veriore se ishte kanosur nga bashkëshorti i saj dhe se i njëjti posedon armë.

Lidhur me rastin, njësitë policore kanë dalë në vendin ne ngjarjes ku kanë kontaktuar me të dyshuarin i cili e ka pranuar se posedon armë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Mekinice të Leposaviqit policia ka gjetur dhe konfiskuar:

3 Pushkë automatike AK-47

1 Pushkë ajrore

1 Revole

1 Shkrepës (në formë të Revoles)

55 Fishekë

1 Bajonetë

2 Thika

5 Karikatorë i armës AK-47

1 Karikatorë të revoles

1 Këllëf të revoles

1 Jakne ushtarake

2 Këmisha te policisë se Serbisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Ndaj personit të dyshuar ekziston urdhri mbrojtës lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë lidhur me një rast të mëhershëm i cili urdhër është në fuqi nga data 15.10.2024 deri sot me datë 15.10.2025.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari S.T 49 vjeç, është informuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Kanosje” , “Mospërfillja e urdhrit të gjykatës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Gjatë procesit të kontrollit të shtëpisë, prindi i të dyshuarit ka deklaruar se njëra armë AK-47, pushka ajrore, bajoneta dhe uniforma janë të tij.

Ndaj të dyshuarit N.T 70 vjeç është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, i njëjti pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK.

Policia Rajonale Mitrovicë Veri mbetet e përkushtuar për sigurinë dhe rendin publik dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë duke raportuar çdo aktivitet të dyshimtë.

Latest from Blog

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Sadriu

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu dhe bashkëpunëtorë, vizitoi sot familjen Sadriu për të shprehur ngushëllimet e tij me
Go toTop