Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, po mban fjalim para deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, rreth seancës për buxhetin, ku sipas tij, e njëjta është e paligjshme.
Gjatë fjalës së tij, teksa po lexonte nenet që dëshmojnë, siç thotë ai, paligjshmërinë e kësaj seance, ai u kritikua nga nënkryetarja Albulena Haxhiu për manipulim.
Megjithatë, lidhur me këtë reagim, Gruda pati një kundërpërgjigje të ashpër ndaj Haxhiut.
“Jam i bindur që ti nuk e di çfarë është qeveria në dorëheqje dhe qeveria në detyrë. Mos më ndërhyj, mos abuzo me detyrën”, tha ai.