January 7, 2026
1 min read

Gruda: Situata me vërshime në Drenas është më stabile, pa kërkesa për evakuim

Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencës në Komunën e Drenasit, Nexhmedin Gruda, për RTV21 ka bërë të ditur se situata e krijuar nga vërshimet është më stabile, ndonëse disa zona të komunës vazhdojnë të përballen me vështirësi.

Sipas tij, problemet më të mëdha janë evidentuar në zonën e qendrës tregtare dhe në disa fshatra përreth Drenasit.

Gruda ka theksuar se rruga Drenas–Komoran ka qenë e kalueshme edhe gjatë ditës së sotme, por me kujdes të shtuar, ndërsa disa rrugë të tjera ende mbeten të bllokuara si pasojë e vërshimeve.

Ai ka shtuar se ekipet komunale janë në terren dhe po monitorojnë situatën.

“Situata është më stabile, problemi më i madh ka qenë te qendra tregtare e Drenasit dhe në disa fshatra përreth komunës.

Rruga Drenas–Komoran ka qenë e kalueshme, por me kujdes të shtuar, ndërsa rrugët e tjera ende janë të bllokuara. Sot nuk kemi pasur kërkesa për evakuimin e asnjë familjeje”, ka deklaruar Gruda.

Latest from Blog

Flamuri i UÇK-së valon në oborrin e Presidencës

Për herë të parë në historinë e Presidencës së Republikës së Kosovës, flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është vendosur të valojë në oborrin e institucionit presidencial. Lajmi është bërë i ditur
Go toTop