by
July 1, 2026
1 min read

Haaland për përballjen me Brazilin: Nuk do të jetë e lehtë

Norvegjia ka siguruar kualifikimin në 1/16 e finales, pas fitores ndaj Bregut të Fildishtë, derisa në ndeshjen e ardhshme do të përballet me Brazilin.

Sulmuesi kryesor i ”vikingëve”, Erling Haaland, i cili po shkëlqen në Kupën e Botës, komentoi përballjen me Brazilin.

Ai tha se Norvegjia ka mundësi të vogla për kualifikim në 1/8 e finales, pasi nuk do të jetë e lehtë të luajnë ndaj Brazilit.

“Mundësi të vogla. Të luajmë kundër Brazilit në rundin e 16-të është diçka që do të duhet ta përballojmë. Tani po shkojmë në raundin e 16-të, do të ketë ekipe të shkëlqyera dhe nuk do të jetë e lehtë. Do të jetë e vështirë të avancojmë. Nuk do të jetë e lehtë, nuk e di nëse do t’ia dalim. Jemi përgatitur shumë dhe jemi ende shumë mirë të përgatitur”, ka deklaruar Haaland.

25-vjeçari ka shënuar pesë gola deri tani me Norvegjinë në Kupën e Botës.

Latest from Blog

Go toTop