October 1, 2025
1 min read

Hajnat vjedhin armë nga një objekt në Fushë-Kosovë

Disa persona me maska kanë depërtuar me forcë në një objekt afarist në Fushë-Kosovë, ku kanë kryer vjedhje.

Sipas dy pronarëve të objektit, të dyshuarit kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme të armëve.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar njësitet hetuese të Policisë së Kosovës, të cilat kanë nisur hetimet e menjëhershme.

Rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”.

Latest from Blog

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Sadriu

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu dhe bashkëpunëtorë, vizitoi sot familjen Sadriu për të shprehur ngushëllimet e tij me
Go toTop