March 12, 2026
1 min read

Hajnat vjedhin një trafo elektrike në Fushë Kosovë

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Fushë Kosovë.

Sipas policisë, të martën persona të panjohur kanë vjedhur një trafo elektrike, kabllo elektrike si dhe gypa inox.

Vlera e dëmit të shkaktuar konsiderohet e madhe, ndërsa lidhur me rastin nuk janë identifikuar ende të dyshuarit.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë.

Latest from Blog

Go toTop