January 13, 2026
1 min read

Hamza e nis ditën me Walkerin, e falënderon për gjithçka që ka bërë për Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ditën e sotme e ka nisur me mikun e madh të Kosovës, ambasadorin William Walker.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza thotë se miqësia dhe kontributi i Walkerit për Kosovën janë të jashtëzakonshme.

Ai po ashtu e falënderoi ambasadorin për gjithçka që ka bërë për Kosovën.

“Ditën e sotme e nisa me mikun e madh të Kosovës, Ambasadorin William Walker. Në ditët e nderimit për viktimat e Masakrës së Reçakut, si çdo vit tjetër, Ambasadori Walker është pranë nesh, ashtu siç ishte edhe në janarin e vitit 1999, kur me guxim i dha jehonë botërore krimit serb në Reçak dhe nuk lejoi që e vërteta të mbetej e heshtur. Miqësia dhe kontributi i Ambasadorit William Walker për Kosovën janë të jashtëzakonshme. Faleminderit për gjithçka që ke bërë për Kosovën, Ambasador”, ka shkruar lideri i PDK-së.

Latest from Blog

Go toTop