March 6, 2026
1 min read

Hamza në Prekaz: Pas homazheve vizitova edhe bacën Rifat

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, sot ka bërë homazhe në Prekaz, duke nderuar komandantin legjendar Adem Jashari, Hamzën, bacën Shaban dhe të gjithë të rënët e familjes Jashari.

Pas ceremonisë, Hamza shkroi se ka vizituar edhe bacën Rifat në shtëpinë e familjes Jashari, që u bë simbol i qëndresës dhe lirisë.

“Në fjalët e tij të qeta dhe në qëndrimin burrëror ndjehet ende pesha e historisë dhe madhështia e një familjeje që e ktheu qëndresën në betim për liri.Sakrifica e familjes Jashari mbetet një amanet i përhershëm, që na thërret ta ruajmë dhe forcojmë Kosovën për çdo brez. Lavdi e përjetshme komandantit Adem Jashari dhe gjithë të rënëve të familjes Jashari!”, shkroi i pari i PDK-së.

Latest from Blog

Tronditëse në Pejë: Djali kanos babanë

Një rast tronditës është raportuar të enjten në Pejë. Policia ka njoftuar se një burrë, pas një mosmarrëveshjeje është kanosur nga djali i tij, transmeton Klankosova.tv. “Është raportuar se një mashkull kosovar,

Keqtrajtoi djalin dhe gruan, prangoset gjakovari

Një burrë është arrestuar të enjten në Gjakovë, nën dyshimin se ka keqtrajtuar bashkëshorten dhe djalin e tij. Sipas njoftimit të policisë, rasti është iniciuar si “dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari
Go toTop