Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, u diskutua për datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve jashtëzakonshme.
Edhe pas takimit, Hamza deklaroi se partia e tij ka kërkuar që data për zgjedhje të jetë 21 dhjetori.
Sipas tij, Kosova ka humbur mjaftueshëm kohë, dhe shton se kjo është barrë që i bie Lëvizjes Vetëvendosje.
“Nuk shkon në të njëjtën kohë me kërku urgjencë në krijimin e institucioneve, por edhe me kërku datë sa më të vonshme me i mbajt zgjedhjet”, tha Hamza për VV-në.
Sipas tij, në takim u fol edhe për datën 28 dhjetor, datë të cilën sipas kreut të PDK-së, nuk u pajtuan shumica e pjesëmarrësve.