December 9, 2025
1 min read

Hamza takon ambasadorin e ri gjerman, i kërkon mbështetje për heqjen e sanksioneve të BE-së

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, është takuar me ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, të cilit i ka uruar mirëseardhje.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza ka bërë të ditur se gjatë takimit e ka njoftuar ambasadorin për përgatitjet që po bëhen për zgjedhjet e 28 dhjetorit, si dhe për gatishmërinë e tij për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve.

“Ambasadorit të ri gjerman, Rainer Rudolph, i urova mirëseardhje në Kosovë dhe e njoftova për përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, si dhe për gatishmërinë time për t’i formuar institucionet e reja sa më shpejt”, ka shkruar Hamza.

Ai njëherësh njoftoi se gjatë bisedës ka kërkuar nga partnerët ndërkombëtarë përkrahje më të madhe për Kosovën, përfshirë heqjen e sanksioneve të Bashkimit Evropian.

“Në takimin tonë theksova se nga partnerët ndërkombëtarë presim përkrahje në skenën ndërkombëtare, me heqjen e sanksioneve të BE-së, mbështetjen për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për BE. Kosova ka vetëm një drejtim përpara: rrugën euroatlantike”, ka shkruar Hamza.

Latest from Blog

Ec pak, jeto më gjatë, ja çfarë thotë shkenca

Një studim i publikuar në revistën shkencore “The Lancet” sugjeron se edhe një shëtitje e shkurtër ditore mund të ulë ndjeshëm rrezikun e vdekjes së parakohshme. Studimi u udhëhoq nga shkencëtarë të
Go toTop