January 14, 2026
1 min read

Hamza takon Sorensenin, flasin për rikthimin e Kosovës në agjendën e integrimit evropian

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Përmes një njoftimi në Facebook, Hamza tha se me Sorensenin diskutuan për nevojën e konstituimit të institucioneve të reja, stabilitetin institucional dhe rëndësinë e rikthimit të Kosovës në agjendën e integrimit evropian.

“PDK mbetet e përkushtuar për bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë në shërbim të paqes dhe stabilitet rajonal”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, sot Sorenseni ka zhvilluar takime edhe me presidenten Vjosa Osmani, si dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Latest from Blog

Gjigandi turk pranë transferimit të Kantes

Gjigandi i Superligës turke, Fenerbahçe ka bërë hapa të mëdhenj në përpjekjet për të transferuar mesfushorin e Al-Ittihad, N’Golo Kante, sipas një raportimi të L’Equipe. Reprezentuesit francez i përfundon kontrata me klubin
Go toTop