September 22, 2025
1 min read

Hapet shkolla e parë në gjuhën shqipe në Irlandë

Komuniteti shqiptar në Irlandë gëzon hapjen e shkollës së parë shqipe në Dublin.

Shkolla nisi aktivitetin më 21 shtator, ku morën pjesë prindër, nxënës dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar.

Nxënësit e parë morën mësime mbi alfabetin shqip, flamurin kombëtar dhe historinë e shkollës së parë shqipe në Korçë, ndërsa librat me të cilat ato do të mësojnë aktualisht janë ato që ka botuar Qendra e Botimeve për Diasporën.

Megjithë këtë pritet që të tjera materiale mësimore të mbërrijnë nga Ambasada e Shqipërisë në Londër.

Kjo shkollë konsiderohet një hap i rëndësishëm për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare ndër brezat e rinj në diasporë.

Latest from Blog

Presidenti, PDK nuk merr pjesë në seancë

Pas pak pritet që të mbahet seanca për Presidentin. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e sontme. Bazuar në këtë
Go toTop