December 30, 2025
1 min read

Haradinaj, bashkëlufëtarëve në Ditën e Veteranit: Bashkë mposhtëm armikun – ditë krenarie e lavdie

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në Ditën e Veteranit, kujtoi sulmin e parë mbi familjen Jashari, që, siç thotë ai, ndezi mobilizimin e përgjithshëm për liri e pavarësi.

Përmes një postimi në Facebook, ai thekson se me bashkëluftëtarët, mposhtën armikun dhe i sollën liri vendit krah aleatëve.

“Kaluam së bashku ditë të paharruara, me vështirësi e flijime, të pikëlluar kur humbnim shokët, të lumtur kur korrnim fitore. Që nga sulmi i parë mbi familjen Jashari, që ndezi mobilizimin e përgjithshëm për liri e pavarësi, rruga jonë u bë rrugë sakrifice, vendosmërie dhe qëndrese. Bashkë mposhtëm armikun e i sollëm lirinë vendit krah aleatëve”, ka shkruar kreu i Aleancës.

“Urime Dita e Veteranit, ditë krenarie e lavdie. Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut”, përfundoi Haradinaj.

Latest from Blog

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Sadriu

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu dhe bashkëpunëtorë, vizitoi sot familjen Sadriu për të shprehur ngushëllimet e tij me
Go toTop