March 9, 2026
1 min read

Haradinaj e komenton deklaratën e Rashiqit për pronat e Manastirit: Shumë e ulët

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar në “Frontal” të T7, deklaratën e ministrit Nenad Rashiq, që “Kurti për shkak të tij i kishte dhënë 24 hektarë Manastirit të Deçanit”.

Haradinaj ka thënë se ka pasur bazë ligjore, por nuk e kanë zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese me shpresë të ndonjë opsioni në ndonjë gjykatë ndërkombëtare.

“Më herët ka ekzistuar një vendim i Gjykatës Kushtetuese që është krijuar baza ligjore, por me shpresë të ndonjë gjykatë të re, përfshirë ndonjë gjykatë jashtë Kosove ku ka ndodhur ai zbatim i bartjes së pronës, ne kemi mbajtur shpresë të ndonjë opsioni me vazhdu betejën ligjore”.

“Kjo që ndodhi me deklaratën e Nenad Rashiq, po tregon fëmijë çka ka shpia. Kjo është shumë e ulët”, ka thënë Haradinaj.

Latest from Blog

Go toTop