March 11, 2026
1 min read

Haradinaj kujton demonstratat e 11 marsit: Studentët mposhtën frikën për liri

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar demonstratat studentore të 11 marsit, duke vlerësuar guximin dhe vizionin e studentëve të asaj kohe.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj theksoi se 11 marsi ishte demonstrata më e fuqishme, e cila më vonë do të masovizohej në një lëvizje të gjerë popullore.

“Sot kujtojmë guximin dhe vizionin, dhe nderojmë veprën e secilit student të Universiteti i Prishtinës, që 45 vjet më parë mposhtën frikën, duke i dhënë shpirt dhe drejtim kauzës sonë për liri. Mirënjohës përjetë!”, ka shkruar kreu i Aleancës.

Latest from Blog

Ndërron jetë nipi i Agim Çekut

Ka ndërruar jetë i riu Yll Çeku nga fshati Qyshk i Pejës. I ndjeri ishte aksidentuar me motor katërrotësh muaj më parë në dalje të Pejës dhe ndodhej në koma. Yll Çeku
Go toTop