October 31, 2025
1 min read

Haradinaj, Kurtit: Shumë vonë, marre – me qeverinë tonë, pensioni 200 euro e paga minimale 600

Kryetari i AAK-së, njëherësh deputet i Kuvendit, ka kritikuar vendimin e qeverisë për të votuar projektbuxhetin e vitit 2026.

Këtë veprim, ai e quajti të vonshëm, e madje edhe për “marre”.

“Shumë vonë, shumë pak. Marre! Kjo rritje është dashur të ndodhë para shumë vitesh”, tha Ramush Haradinaj.

Për më tepër, kreu i AAK-së tha se në një qeveri të tijën, pensioni bazik do të jetë 200 euro e paga minimale 600 euro.

“Në takimin e parë të qeverisë sonë, pensioni bazik do të jetë 200 euro, ndërsa paga minimale do të jetë 600 euro. Shtesat për të gjithë fëmijët nga 0–16 vjeç do të kenë rritje të konsiderueshme. Nënat me dy fëmijë do të marrin 100 euro, ndërsa nënat me katër fëmijë do të marrin 300 euro në muaj”, u shpreh Haradinaj.

Latest from Blog

Go toTop