December 26, 2025
1 min read

Haradinaj me mesazh për Pal Lekajn: Ju lutem, votojeni – shëroi vëllain tim dhe bashkëluftëtarë tjerë në luftë

Kandidati i AAK-së për deputet, Pal Lekaj, ka publikuar një mesazh që ia ka dërguar kryetari i partisë, Ramush Haradinaj.

Në mesazh, lideri i AAK-së thotë se Lekajn e ka njohur që nga koha e luftës, kur vëllai i tij Shkelzeni, dhe shumë bashkëluftëtarë u trajtuan dhe shëruan nga ai.

“Me Pal Lekajn jam njohur në kohët më të vështira të jetës sonë, në kohën kur vëllai Shkelzeni i plagosur dhe bashkëluftëtarë tjerë gjetën shërimin dhe kujdesin dhe u kthyen në vijat e luftës nga Pali”.

“Gjatë rrugëtimit jetësor, ai shërbeu si kryetar komune dhe i kreu me sukses detyrat e tij. Pali kreu me sukses detyrat e deputetit, të ministrit e shumë projekte infrastrukturore, deri në atë kohë të paimagjinueshme, e panë dritën”.

“E meriton votën e juaj, Pal Lekaj. Ju lutem, votojeni”, tha Haradinaj në mesazhin e tij.

E vetë Lekaj e falënderoi Haradinajn, të cilin e quajti lider dhe mik.

“Kryetar, faleminderit nga zemra për gjithë miqësinë për gati tre dekada. Është nder i madh i imi të garoj në listën që ju ka juve në krye. Gjithmonë, me Aleancën, për projektet e mëdha që na presin për Kosovën. Na priftë e mbara krah njëri-tjetrit”, shkroi Lekaj.

Latest from Blog

Sherr në Prishtinë, dy burra përleshen me thika

Një incident raportohet se ka ndodhur gjatë ditës së hënë në Prishtinë. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, dy burra pas një mosmarrëveshje verbale, kanë sulmuar njëri-tjetrin me mjete të mprehta. Të
Go toTop