February 2, 2026
1 min read

Haradinaj shpreh ngushëllime për 16 viktimat në Turqi: Jemi pranë popullit turk

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllimet e tij për 16 viktimat si pasojë e dy aksidenteve të rënda rrugore në Turqi.

Ai shtoi se Kosova është pranë popullit turk në këto momente të vështira.

“Shteti mik turk u trondit nga dy aksidente të rënda rrugore, që morën jetën e 16 personave dhe lanë dhjetëra të tjerë të lënduar. Në emrin tim dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet që humbën më të dashurit e tyre në këto tragjedi. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar ai.

Latest from Blog

Vjen lajmi i madh nga Fjolla Morina

Këngëtarja Fjolla Morina pas pjesëmarrjes në “BBVK” duket se ka “mbushur bateritë”. Në Instagram ka publikuar një video të këngës së saj “FB” duke dhënë lajmin e madh, shkruan Indeksonline. “Ju Pershendes
Go toTop