December 1, 2025
1 min read

Haradinaj viziton Ali Buzhalën në përvjetorin e ndarjes nga jeta të vajzës së tij

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot bashkëluftëtarin e tij, Ali Buzhalën, me rastin e përvjetorit të ditëlindjes së vajzës së ndjerë, Mirgetës.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj, shkroi se Mirgeta ishte studente e dalluar dhe me ambicie të mëdha, ndërroi jetë shumë herët, duke lënë dhimbje të thellë te familja dhe te të gjithë ata që e kanë njohur.

“Aliu, veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare dhe luftëtar i shquar i Brigadës 123 të UÇK-së.

Sot qëndron i fortë përballë dhimbjes, ashtu siç ka qëndruar gjithmonë përballë çdo sfide të jetës”, shkroi tutje Haradinaj.

Latest from Blog

Presidenti, PDK nuk merr pjesë në seancë

Pas pak pritet që të mbahet seanca për Presidentin. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e sontme. Bazuar në këtë
Go toTop