December 4, 2025
1 min read

Hargreaves i qartë pas takimit me Abdixhikun: Duhet formim i shpejtë i institucioneve pas zgjedhjeve!

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është deklaruar për takimin që zhvilloi sot me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Përmes një postimi në X, ai tha se me Abdixhikun diskutuan për rëndësinë e formimit të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetori.

“Ishte mirë që takova kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, këtë mëngjes. Diskutuam rëndësinë e formimit të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit”, ka shkruar ai në X.

Latest from Blog

Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale

Gjermania ka reaguar ndaj krizës së re institucionale në Kosovë. Në Konferencën Federale të Shtypit në Berlin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane, Martin Giese, theksoi rëndësinë e institucioneve funksionale në vend.
Go toTop