September 23, 2025
1 min read

Hargreaves shkon te Instituti për Dokumentimin e Krimeve të Luftës : E rëndësishme të kuptohet çfarë ka ndodhur gjatë konfliktit

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka takuar drejtorin e Institutit për Dokumentimin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës së Kosovës, Atdhe Hetemi, për punën e të cilit tha se është e rëndësishme që të ndihmojë në kuptimin e të vërtetës së asaj që ndodhi në Kosovë gjatë luftës.

Hargreaves ka lavdëruar qasjen gjithëpërfshirëse të Institutit që fokusohet te viktimat dhe gjithashtu bashkëpunimin me institucionet e bashkësinë ndërkombëtare.

“Pata kënaqësinë të takoja Atdhe Hetemin, drejtor të “Institutit për Dokumentimin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës së Kosovës” dhe të dëgjoja për punën e rëndësishme që ai dhe ekipi i tij i përkushtuar po bëjnë për të mbledhur dokumentacion që lidhet me periudhën para, gjatë dhe pas konfliktit të viteve 1990. Qasja gjithëpërfshirëse dhe e përqendruar te viktima e Institutit, duke punuar me të mbijetuarit, institucionet, shoqërinë civile dhe bashkësinë ndërkombëtare, është një pjesë e rëndësishme e të kuptuarit të së vërtetës së asaj që ndodhi këtu dhe do të ndihmojë në mbështetjen e procesit të shërimit dhe në nxitjen e pajtimit afatgjatë”, ka shkruar ai. 

Latest from Blog

Rezultatet e para në Deçan

KQZ pas përfundimit të votimit ka nisur edhe procesin e numërimit të votave në komunat e Kosovës. Në Deçan prin kryetari aktual Bashkim Ramosaj nga AAK-ja me 54.52 për qind, Jeton Mushkolaj
Go toTop