March 6, 2026
1 min read

Hasani: Mbrëmë ka nisur rrjedhja e afatit 60 ditor për zgjedhjen e Presidentit, dekreti i Osmanit kundërkushtetues

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, po konsideron se dekreti i presidentes Vjosa Osmani për ta shpërndarë Kuvendin e Kosovës është antikushtetues dhe si i tillë duhet të kontestohet.

Hasani ka thënë se mbrëmë pas nisjes së procedurave për zgjedhjen e presidentit, ka nisur rrjedhja e afatit 60 ditor.

“Patjetër që ky dekret arbitrar duhet të kontestohet dhe Gjykata Kushtetuese duhet ta thotë fjalën e fundit. Nuk duhet të lejohet ky arbitraritet dhe kjo papërgjegjësi totale ndaj Kushtetutës. Mbrëmë, pas nisjes së procedurave për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, ka nisur rrjedhja e afatit 60-ditor. Gjykata duhet urgjent të vendosë masën e përkohshme për të penguar erozionin e mëtejmë të rendit kushtetues”, ka thënë ai.

“Dekreti i sotëm është tërësisht jokushtetues dhe prek themelet e formës së pushtetit shtetëror.Roli dhe pozita e Presidentit të Republikës është e qartë në Kushtetutën e Kosovës dhe ai nuk është sistem presidencial”, ka shtuar Hasani.

Latest from Blog

Tronditëse në Pejë: Djali kanos babanë

Një rast tronditës është raportuar të enjten në Pejë. Policia ka njoftuar se një burrë, pas një mosmarrëveshjeje është kanosur nga djali i tij, transmeton Klankosova.tv. “Është raportuar se një mashkull kosovar,

Keqtrajtoi djalin dhe gruan, prangoset gjakovari

Një burrë është arrestuar të enjten në Gjakovë, nën dyshimin se ka keqtrajtuar bashkëshorten dhe djalin e tij. Sipas njoftimit të policisë, rasti është iniciuar si “dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari
Go toTop