Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e VV-së, Albulena Haxhiu, ka komentuar pas mbledhjes së kryesisë se Kosova nuk ka përjetuar më parë një situatë të ngjashme.
Ajo para mediave ka folur edhe se mund të ketë dy palë zgjedhje të jashtëzakonshme paralamentare.
“Besoj se të gjithtë pajtoheni nuk ka pasur një rast të tillë të ngjajshëm në të kaluarën, pra nuk ka pasur një rast të tillë ku Kosova përballet ndoshta me jo vetëm me një palë zgjedhje të jashtëzakonshme, dhe këtu nuk e kam fjalën për balotazhin, por për zgjedhje të jashtëzakonshme, por në anën tjetër zgjedhje po ashtu të jashtëzakonshme nëse nuk arrijmë të kemi dakordim për presidentin/en e vendit, pra për emrin e përveçëm, dhe në këto rrethana natyrisht që Kuvendi Kosovës duhet ta marrë përgjegjësinë në raport me situatën. Pra janë tri çështje që u përmenden edhe nga kryetari i Kuvendit, së pari është buxheti për RTK-në, për neve është e papranueshme që punëtorët e RTK-së të mbesin pa paga me një kontribut të vogël të deputeteve te Kosovës, kjo çështje mund të anashkalohet.
“Së dyti, buxheti për tri komuna, Prishtinë, Zubin Potok, dhe Gjilan. Buxheti mund të shfrytëzohet deri në shkurt 26, dhe nëse s’ka smundemi më shunë se 26. Tash nëse ne do të kemni prap zgjedhje të reja në pranvere, sdo te kemi as buxhet për zgjedhje, nëse ne sbiem dakord për Presidentin. Pash çasje destruktive nga Nënkryetar. Në vend se të gjithë të ishin të unifikuar. U përpiqëm maksimalisht të jemi konstruktiv. Në rrethana kur skem iqeveri, dhe ende sdimë se si do të jteë veprimi i Presidentes ,të paktën sot është dashur të ketë vullnet politik për t’i tejkaluar këto çështje. Ky nuk është buxhet i Albin Kurtit, i ftoj të reflektojnë, sepse bëhet fjalë për qytetarët. Më vjen keq për sjelljen e tyre. Nuk imponuam seancë”, tha Haxhiu.