March 2, 2026
1 min read

Haxhiu pas takimit me Peleshin: Na dha mundësinë të kujtojmë bashkëpunimin vëllazëror

Kryekuvendarja e Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë.

Takimi, siç shkroi Haxhiu në Facebook,  u zhvillua në një ditë simbolike për kombin shqiptar, Dita e Besëlidhjes së Lezhës, dhe ofroi mundësinë për të rikujtuar bashkëpunimin vëllazëror mes dy Republikave.

“Ky takim, që u zhvillua në një ditë historike si Dita e Besëlidhjes së Lezhës, na dha mundësinë të kujtojmë bashkëpunimin vëllazëror mes dy Republikave tona dhe përkushtimin tonë në shërbim të qytetarëve. Ndamë ide për shkëmbimin e grupeve të deputetëve dhe komisioneve parlamentare, për të përfituar nga përvojat dhe praktikat më të mira mes dy shteteve tona”

“Gjithashtu, folëm për rëndësinë e marrëveshjeve të miratuara në Kuvendet përkatëse, për rolin tonë mbikëqyrës dhe për nevojën për të shtuar marrëveshje të reja që forcojnë bashkëpunimin dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë”, shkroi kryekuvendarja.

Latest from Blog

Shtyhet funerali shtetëror për Khamenein

Funerali shtetëror për Liderin Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është shtyrë sipas raportimeve në median shtetërore iraniane. Ky funeral tre-ditor ishte planifikuar të fillonte gjatë ditës së sotme, me fotografitë në
Go toTop