March 19, 2026
1 min read

Haxhiu priti në takim drejtoren e NDI-së në Kosovë, Nancy Soderberg

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim drejtoren e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) në Kosovë,  Nancy Soderberg.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, forcimin e institucioneve demokratike, si dhe avancimin e proceseve parlamentare.

Kryetarja Haxhiu vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të NDI-së për Kosovën, veçanërisht në drejtim të fuqizimit të rolit të Kuvendit dhe promovimit të transparencës, llogaridhënies dhe përfshirjes qytetare.

“Bashkëpunimi ynë mbetet i rëndësishëm për thellimin e demokracisë dhe ndërtimin e institucioneve më të qëndrueshme”, theksoi kryetarja Haxhiu.

Latest from Blog

Go toTop