February 10, 2026
1 min read

Haziri i LDK-së i reagon Prokurorisë në Hagë: Lufta çlirimtare e UÇK-së ishte e drejtë

Nënkryetari i LDK-së, Lurtfi Haziri ka reaguar në lidhje me kërkesën e Prokurorisë në Hagë për dënimin me nga 45 vjet për ish-krerët e UÇK-së,

Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka shkruar se liria dhe pavarësia e Kosovës nuk mund të damkosen.

“Lufta për liri dhe pavarësi e shqiptarëve është realizuar përmes rezitencës paqësore politike. Ndërkaq, kryengritja çlirimtare e popullit të Kosovës përmes UÇK-së është e drejtë, si mjeti i fundit i politikës. Pra, mbrojtja e familjes dhe pronës kulmoi në kryengritje të drejtë”, ka shkruar Haziri. 

Postimi i plotë:

Liria dhe Pavarësia e Kosovës nuk mund të damkosen!

Lufta për liri dhe pavarësi e shqiptarëve është realizuar përmes rezitencës paqësore politike. Ndërkaq, kryengritja çlirimtare e popullit të Kosovës përmes UÇK-së është e drejtë, si mjeti i fundit i politikës. Pra, mbrojtja e familjes dhe pronës kulmoi në kryengritje të drejtë.

Në anën tjetër, krimet e Serbisë deri në gjenocid kundrejt popullit shqiptar të Kosovës janë plagë të hapura ende.

Drejtësia e Dhomave të Specializuara të Kosovës, në Hagë, duhet dhe pritet të konfirmohet.

Kjo drejtësi ndaj udhëheqësve të luftës, është e lidhur me të drejtën e vendosur më 2 korrik 1990, me 2 shtatorin e 1990, si ditë e organizimit ushtarak institucional me grupet e para që përfshinin ushtrimet ushtarake në kazermat e Shqipërisë, pjesë e marrëveshjes së presidentëve Rugova-Alija dhe e konfimuar më 17 shkurt 2008.

Liria dhe Pavarësia e Kosovës nuk mund të damkosen, sepse ishin qëllim i pastër dhe e drejtë. Kjo edhe do të rikonfirmohet së shpejti

Latest from Blog

Vazhdon nesër seanca gjyqësore ndaj Nagip Krasniqit

Gjatë ditës së nesërme në Gjykatën Themelore të Prishtinës pritet të vazhdojë gjykimi ndaj ndaj ish-kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi. Ai po akuzohet për veprën penale “Keqpërdorim
Go toTop