March 13, 2026
1 min read

Heqja e fusnotës, Kurti: Pranvera po vjen më herët, fusnota u shkri si fjollë bore

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur lidhur me vendimin e Komitetit Evropian të Rajoneve për të hequr fusnotën krahas emrit të vendit tonë, e njohur si “Kosovo*”. Kurti tha se pranvera po vjen më herët, e fusnota po shkrihet si fjollë bore.

“Duket që sivjet panvera po vjen më herët dhe siç u tha atëbotë që fusnota do të shkrihet si një fjollë bore. Ndoshta është gabuar viti dhe qeveria, por kjo po ndodh. Natyrisht se kemi ende trashëgimi të keqe nga ajo kohë dhe nuk do të duhej të entuziazmoheshim tepër. Kemi trashegimi po e ritheksoj që pengesat, sfidat dhe vështirësitë që i kanë pasur gjatë negociatave në Bruksel vijnë prej trashegimisë së mrapshtë, që na kanë lënë qeveritë pararëndëse. Ne po punojmë me shumë zell, e durim që ato të eliminohen. Në Bruksel është atmosefra pozitive që Kosova të bëjë hapa përpara. E dy hapat me të rëndëssishëm në vijim është pyetësori prej Komisionit Evropian dhe statusi i vendit kandidat”, tha Kurti.

Latest from Blog

Labinot Rexha kërkon “Liri për Gjestin”

Në një postim për instagram story, ish banori i Big brother Vip Kosova Labinot Rexha ka kerkuar liri për Gjestin. “Gjesti është një artist shembullor që ka treguar kulturë,respekt dhe talent. Une
Go toTop