December 9, 2025
1 min read

Heroi i Milanit Pulisiq, thotë se dy ditë më parë ishte pothuajse gati i “vdekur”

Christian Pulisiq, u bë heroi i Milanit në përmbysjen e çmendur kundër Torinos.

Edhe pse kishte qenë i shtrirë në shtrat me temperaturë të lartë vetëm një ditë më parë, ai hyri nga stoli dhe shënoi dy gola për t’i dhënë Milanit një fitore 3-2 pasi skuadra e tij ishte në disavantazh 0-2.

Një mbrëmje spektakolare për Milanin u kompletua me një gol nga mesfushori francez Adrien Rabiot. Performanca e Pulisi1 ishte nën pikëpyetje të madhe deri në ditën e ndeshjes, për shkak të temperaturës së lartë, ai as nuk udhëtoi me ekipin, por iu bashkua atyre në Torino vetëm disa orë para fillimit të ndeshjes.

“Dy ditë më parë isha i shtrirë i vdekur në shtrat, por sot u ndjeva shumë më mirë dhe jam shumë i lumtur që erdha këtu dhe ndihmova ekipin”, tha reprezentuesi amerikan pas ndeshjes.

Ai ka luajtur më pak këtë sezon për shkak të lëndimeve të ndryshme, por megjithatë ka qenë jashtëzakonisht efektiv me shtatë gola në vetëm nëntë paraqitje në Serie A, dhe duke shënuar në ndeshjet vendimtare deri tash.

Torino kishte një epërsi 2-0 pasi Nikola Vllashiq shënoi nga penalltia në minutën e 10-të, dhe shtatë minuta më vonë asistoi te Duvan Zapata për të rritur epërsinë. Rabiot e afroi Milanin me një gol të mrekullueshëm në minutën e 24-të, dhe Pulisic ishte golashënuesi i dyfishtë për kthesën e madhe. Ai hyri në lojë në minutën e 66-të dhe shënoi në minutat e 67-të dhe 77-të.

Latest from Blog

Go toTop