Po vazhdojnë bisedimet midis Izraelit dhe Libanit.
Ndërkohë, Hezbollahu thotë se ka shënjestruar me raketa 13 vendbanime izraelite në veri të vendit.
Ai thotë se sulmet do të vazhdojnë derisa të ndalen sulmet ShBA-Izrael, raporton BBC.
Më parë, një zëdhënës i IDF tha se forcat izraelite presin një rritje të sulmeve nga Hezbollahu, derisa bisedimet midis Libanit dhe Izraelit fillojnë në ShBA.