Policia ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet se më 27 shkurt kishin hedhur një granatë dore në oborrrin e një shtëpie në Vushtrri.
Të njëjtin dyshohen për veprat “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “armëmbajtje pa leje”.
“Arrestimi i dy të dyshuarave është bërë mbi dyshimin e arsyeshëm dhe provave materiale të siguruara se të njëjtit me datën 27 shkurt 2026, në oborrin e një shtëpie në Vushtrri, kanë hedhur një mjet shpërthyes (granat dore ) ku përveç dëmeve materiale nuk kishte dëme tjera. Pas procedurave te intervistitmi, dy të dyshuarve meshkuj të moshës 24 dhe 25 vjeçar, me aktvendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thotë policia në një njoftim për media, transmeton Klankosova.tv.