December 1, 2025
1 min read

Hoti i reagon Vetëvendosjes: Këta përbuzës të shtetit duhet larguar me votë nga qeverisja!

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklarimeve që janë bërë nga akterë të Vetëvendosjes, pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa ka vendosur se votimi jashtë përfaqësive diplomatike të Kosovës është i kundërligjshëm.

Ky vendim që erdhi si rezultat i ankesës së LDK-së në këtë institucion, Hoti thotë se duhet të pranohet nga VV, por sipas tij, ata nuk e kuptojnë esencën e integritetit shtetëror.

“LDK-ja ka qenë e detyruar të dërgojë shumë ligje në Gjykatën Kushtetuese, si asnjëherë më parë në historinë e jetës parlamentare në Kosovë. Shumica e atyre ligjeve janë shpallur jokushtetuese. Në këtë kuptim duhet parë edhe ankesën e LDK-së në PZAP, lidhur me vendimin e KQZ-së për votimin e diasporës jashtë përfaqësive diplomatike të Republikës së Kosovës.

Është naive të mendohet se mund të sigurohet integriteti i procesit të votimit në objekte private në shtete të huaja. Në këtë drejtim, ankesa e LDK-së duhet kuptuar si veprim për ruajtjen e integritetit të procesit të votimit, e rrjedhimisht edhe të integritetit të përgjithshëm shtetëror të Kosovës.

Në vend se të pranohet vendimi i PZAP-së me përulësi e respekt ndaj këtij institucion, këta dalin e shajnë LDK-në. Është e qartë se këta nuk kuptojnë esencën e termit ‘integritet shtetëror’. Çdo debat me ta në këtë aspekt është i kotë. Këta përbuzës të shtetit të Kosovës duhet larguar me votë nga qeverisja” – ka shkruar Hoti.

Sipas Hotit, LDK në aktivitetin opozitar të katër viteve të qeverisjes së VV-së dhe aleatëve të saj, detyrimisht është fokusuar në kontrollin dhe parandalimin e dëmeve në ekonomi, në shoqëri e në integritetin shtetëror të Kosovës, të shkaktuara siç thotë au në vazhdimësi nga vendimet arbitrare të kryeministrit dhe ministrave, nga ligjet jokushtetuese të miratuara në Kuvendin e Kosovës dhe nga vendimet joligjore të agjencive të pavarura. 

Latest from Blog

Presidenti, PDK nuk merr pjesë në seancë

Pas pak pritet që të mbahet seanca për Presidentin. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e sontme. Bazuar në këtë
Go toTop