Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së ish-ministrit të Financave, Ali Sadriu, i cili u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare.
Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka vlerësuar kontributin e Sadriut në jetën institucionale dhe politike të vendit, duke shkruar se Kosova humbi një personalitet të rëndësishëm.
“Si ish-Ministër i Financave, deputet i LDK-së dhe shërbyes i devotshëm i shtetit, Ali Sadriu la gjurmë me punën e tij të ndershme, qasjen profesionale dhe bindjen e palëkundur demokratike.
Kam pasur nderin ta njoh dhe ta takoj në periudha të vështira për Kosovën, kur përgjegjësia dhe serioziteti i tij u dëshmuan më së miri.
Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë bashkëveprimtarëve. Lavdi jetës dhe veprës së tij!”, shkroi Hoti.