Kabineti i prezantuar nga mandatari Glauk Konjufca për formimin e qeverisë ka marrë vetëm 56 vota.
Kësisoj, pas Kurtit as Konjufca nuk i ka marrë votat e nevojshme për formimin e qeverisë. Lidhur me këtë ka reaguar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.
Sipas Hotit, zgjedhjet po vijnë, dhe bashkë me to mundësia për t’i dhënë fund kaosit, arrogancës dhe bllokadës.
Më tutje ai është shprehur se Kosova meriton lidership serioz.
Postimi i plotë:
Zgjedhjet po vijnë, dhe bashkë me to mundësia për t’i dhënë fund kaosit, arrogancës dhe bllokadës.
Kosova meriton lidership serioz.
Tani është momenti të bashkohemi dhe ta kthejmë shtetin në binarët e duhur.
LDK✌️