January 2, 2026
1 min read

Humb jetën polici me bashkëshorten, detaje nga aksidenti i rëndë në aksin Lezhë–Shkodër

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i rëndë i ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në aksin Lezhë-Shkodër të Shqipërisë ku mbetën të vdekur një çift bashkëshortësh nga Puka ndërsa u lënduan një grua dhe dy fëmijët e saj të mitur.

Nga përplasja e dy automjeteve në fshatin Gocaj kanë humbur jetën efektiv i Policisë së Shtetit Petrit Florini dhe bashkëshortja e tij Elona Florini me profesion mësuese.

Për nxjerrjen e trupave nga automjeti i aksidentuara kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Të lënduar kanë mbetur një grua dhe dy fëmijët e saj të mitur, 6 dhe 2 vjeç të cilët ndodheshin në automjetin tjetër.

Njoftimi i policisë

“Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Lezhë–Mabë”, në vendin e quajtur Gocaj, janë përfshirë në një aksident dy automjete: automjeti me drejtues shtetasin F. L. dhe automjeti me drejtues shtetasin Petrit Florini.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasi Petrit Florini, rreth 53 vjeç, si dhe pasagjerja në këtë mjet, shtetasja Elona Florini, rreth 45 vjeçe, bashkëshortë.

Gjithashtu, janë dëmtuar 3 pasagjerë që ndodheshin në automjetin tjetër me drejtues shtetasin F. L., konkretisht bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e mitur, 6 dhe 2 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti”, thuhet në njoftim.

Latest from Blog

Çmimet u rritën për 3.9% në vitin 2025

Çmimet e konsumit gjatë vitit 2025, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) u rritën për 3.9%. Sipas ASK-së indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është
Go toTop