March 5, 2026
1 min read

Hygerta e zhgënjyer nga Arditi: Duhet ta meritojë të quhet shok

Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë nga ish-banori Ardit Stafai, duke lënë të kuptohet se mes tyre raportet janë krisur pas përfundimit të spektaklit.

Përmes një përgjigjeje në InstaStory, Sako u shpreh se fjala “shoqëri” ka peshë dhe se sipas saj, duhet merituar për t’u quajtur dikush shok.

Ajo theksoi se ka mbetur e habitur nga një koment i bërë nga Arditi, të cilin e cilësoi si të pakuptimtë dhe të pabazuar.

“Shoqëria është fjalë e madhe dhe dikush duhet ta meritojë të quhet shok. Arditi më ka lënë pa gojë me komentin që bëri, totalisht të pakuptimtë dhe komplet të pabazuar”, është shprehur ajo.

Hygerta shtoi se komenti i Arditit ka ardhur pas daljes nga BBVK, ndonëse sipas saj, ata kishin diskutuar që jashtë shtëpisë të mos merreshin më me çfarë kishte ndodhur brenda.

Ajo u shpreh e zhgënjyer nga deklarata e tij, duke theksuar se e kishte vlerësuar shumë gjatë qëndrimit në shtëpi.

Latest from Blog

Hapet zyrtarisht Gjykata Administrative

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në mbledhjen e tij të 363-të, ka marrë vendim që Gjykata Administrative të fillojë punën nga data 5 maj 2026. Gjykata Administrative do të funksionojë si gjykatë
Go toTop