December 5, 2025
1 min read

Hygerta shpërthen në lot kur flet për vajzën: E kam parë duke i bërë dëm vetes 

Hygerta ka shpërthyer në lot mbrëmë në “Darkën e të Nominuarve”, teksa po fliste për të bijën e saj.

Ajo tregoi se vajza ka pasur një periudhë të vështirë në jetë, madje tha se e ka parë duke i bërë dëm vetes.

“Unë e kam parë vajzën time duke i bërë dëm vetes, që të ndiente dhimbje fizike, për të mos ndier dhimbje shpirtërore”, tha ajo.

Mirëpo, Hygerta tha se tani e bija e ka kaluar këtë gjë dhe se po kalon një kohë shumë të bukur.

“Jam krenare për të, ajo e ka kaluar. Ka personalitet, është vajzë shumë e zgjuar, po kalon një kohë shumë të bukur”, tha banorja e BBVK-së.

Latest from Blog

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Sadriu

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu dhe bashkëpunëtorë, vizitoi sot familjen Sadriu për të shprehur ngushëllimet e tij me
Go toTop