January 16, 2026
1 min read

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për pagën minimale, nga janari 425 euro dhe 500 euro në korrik

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për rritjen e pagës minimale, duke përcaktuar dy faza të reja të rritjes gjatë vitit 2026.

Sipas vendimit zyrtar me numër 10/273, të datës 31 tetor 2025, i nënshkruar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, paga minimale do të jetë: 425 euro bruto duke filluar nga 1 janari 2026, për një punë të rregullt me orar të plotë dhe  500 euro bruto, duke filluar nga 1 korriku 2026, po ashtu për punë të rregullt me orar të plotë.

Me këtë vendim: Obligohen Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Administrata Tatimore e Kosovës dhe Inspektorati i Punës për zbatimin e tij.

Ky vendim hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Latest from Blog

Operacion i madh bastisjeje në burgun e Dubravës

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës, zyrtarët korrektues, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar një operacion të gjerë bastisjeje me qëllim parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme dhe rritjen e sigurisë brenda
Go toTop