Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, njoftoi se ka thirrur seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, për të miratuar buxhetin e vitit 2026.
Hyseni tha se propozimi i buxhetit është dorëzuar te të gjitha subjektet politike, teksa seanca është njoftuar të mbahet të premten
“Megjithëse ekzistojnë votat për ta kaluar buxhetin, shprehim gatishmëri për bashkëpunim dhe i ftojmë të gjitha subjektet politike që ta votojnë buxhetin e Komunës së Gjilanit.
Buxheti është jetik për qytetin tonë. Nuk duhet të mbetet më pengesë, por zgjidhje për zhvillim dhe mirëqenie”, shkroi Hyseni.