August 7, 2026
1 min read

I akuzuari për vrasjen e shokut për borxh, në rigjykim për herë të tretë

Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e mbrojtjes së Kreshnik Halitit dhe ka vendosur që rasti të kthehet në rigjykim për herë të tretë.

Haliti akuzohet për vrasjen e shokut të tij në Pejë, në një rast që lidhet me një borxh prej 77 mijë euro.

Në rigjykimin e dytë, Gjykata Themelore në Pejë e kishte shpallur fajtor dhe e kishte dënuar me 19 vjet burgim.

Vendimi ishte ankimuar nga Prokuroria, pala e dëmtuar dhe mbrojtja e të akuzuarit, ndërsa Apeli ka vendosur ta rikthejë çështjen për një gjykim të ri.

Shënim: Personi i përmendur në këtë rast prezumohet i pafajshëm derisa të ketë një vendim të formës së prerë nga gjykata.

Latest from Blog

Go toTop