August 17, 2026
1 min read

I dehur sulmoi policët dhe demoloi zyrën, përfundon në pranga në Shtërpcë

Një person është arrestuar në Shtërpcë pasi dyshohet se, nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë detyrës.

Situata ka eskaluar edhe më tej, pasi i dyshuari dyshohet se ka dëmtuar derën dhe ka demoluar një zyrë brenda stacionit policor, ndërsa gjatë incidentit ka pësuar edhe lëndime.

Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Latest from Blog

Go toTop