November 28, 2025
1 min read

I dyshuari ende në arrati, policia jep detaje rreth plagosjes së 16-vjeçares në Vushtrri

Policia ka dhënë detaje rreth plagosjes së 16-vjeçares në Vushtrri, ku xhaxhai i saj ka thënë se drejtim të tij dhe të familjes së tij është shtënë dy herë me armë zjarri nga një person, ku më pas ka mbetur e plagosur në krah vajza e mitur.

Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari e ka kryer veprës, ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe i njëjti është ende në kërkim.

“Ankuesi mashkull kosovar,  ka njoftuar policinë se në drejtim të tij dhe familjes së tij ka shtënë dy herë me armë i dyshuari mashkull kosovar,  ku ka mbetur e plagosur në krah vajza e vëllait të ankuesit (e mitur). Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari pasi e ka kryer veprën është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është në kërkim të policisë”, thuhet në njoftim.

Latest from Blog

Presidenti, PDK nuk merr pjesë në seancë

Pas pak pritet që të mbahet seanca për Presidentin. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e sontme. Bazuar në këtë
Go toTop