Një person është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në fshatin Dollc të Klinës, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij policia ka gjetur dhe sekuestruar armë zjarri.
Sipas njoftimit të policisë,, në bagazhin e automjetit të të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur një pushkë gjuetie, një pistoletë dhe dy karikatorë.
Me vendim të prokurorit kompetent, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti do të trajtohet nga organet kompetente.