Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Nënës Zymë Mazrekaj, nënës së dy dëshmorëve të kombit, Tahir dhe Agim Mazrekaj.
Përmes një postimi, Haradinaj ka shprehur nderim dhe respekt për figurën e saj, duke vlerësuar sakrificën dhe kontributin e familjes Mazrekaj për lirinë e vendit.
“Sot i dhamë lamtumirën e fundit nënës Zymë, nëna e dy dëshmorëve, Tahir e Agim Mazrekaj. Një grua fisnike, që me sakrificë dhe dashuri për atdheun rriti fëmijët e saj, duke i edukuar me frymën e lirisë”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka theksuar se trashëgimia e saj do të mbetet shembull për brezat e ardhshëm.
“Trashëgimia e saj dhe e familjes Mazrekaj do të mbetet gjithmonë shembull i sakrificës dhe patriotizmit”, ka shtuar ai.
Haradinaj ka shprehur ngushëllime për familjen dhe bashkëluftëtarët.
“Ngushëllime familjes Mazrekaj dhe bashkëluftëtarëve. U prehtë në paqe!”, ka shtuar ai.