Gjatë fushatës së vitit 2013 për zgjedhjet vendore në Kosovë, ai që sot është Kryetari i Komunës së Lipjanit, Amir Ahmeti bënte premtime për mbarëvajtjen e ujësjellësit. Sot, 12 vite më pas, në këtë Komunë që ndodhet vetëm 20 km larg kryeqytetit, Prishtinës, rezulton se fjalët e Ahmetit ishin boshe.
Në Janjevë ende nuk ka ujë për pije.
“Janjeva ujë s’ka, ne kemi bunarin (pusin) tonë, të tjerët s’kanë ujë! Për shkak të mungesës së ujit shtëpitë janë boshatisur, njerëzit kanë shkuar në Lipjan. Pa ujë është katastrofë, të gjithë kanë shkuar në Lipjan, por unë s’kam ku të shkoj. S’kam ku të shkoj dhe ujë s’ka. Prej disa vitesh s’ka ujë!”-shprehet njëri prej banorëve të Janjevës.
Për të përballuar mungesën e ujit, thuajse të gjithë banorët kanë gjetur mënyra alternative, njëkohësisht edhe primitive…
Puset e hapura gjithandej në të gjithë fshatin, por edhe kjo zgjidhje është e cunguar sepse uji i puseve nuk është i pijshëm dhe përdoret vetëm për të larë rrobat dhe për higjenën personale.
Por se çka po ndodh në realitet me ujin në këtë komunë, ndiqeni materialin e Piranjave