September 11, 2025
1 min read

I mituri nga Ferizaj kapet me thikë në shkollë

Një i mitur 15-vjeçar është kapur me thikë brenda shkollës “Zenel Hajdini” në Ferizaj.

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë një kontrolli rutinë në shkollë është gjetur dhe sekuestruar thika, e cila do të përdoret si provë në procedurën hetimore.

I mituri është intervistuar nga policia dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Latest from Blog

Go toTop