October 3, 2025
1 min read

I pari i PDK-së bën thirrje për pjesëmarrje në protestën në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën në përkrahje të ish-krerëve të UÇK’së që po gjykohen në Hagë.

Protesta do të mbahet më 17 tetor, ora 17:00, në sheshin “Skënderbeu” të Tiranës.

“Shqiptarët në këmbë për drejtësi! Më 17 tetor, ora 17:00, në sheshin “Skënderbeu” të Tiranës, protestë gjithëkombëtare në mbrojtje të çlirimtarëve tanë që po mbahen në Hagë. Le të jetë kjo protestë thirrja e të gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë, për të mbrojtur historinë, dinjitetin dhe luftën tonë për liri. Nga Tirana në Prishtinë, nga Shkupi në Ulqin, nga Presheva deri në diasporë, një zë, një qëndrim, një kauzë: Drejtësi për çlirimtarët tanë!”, ka shkruar Krasniqi.

Thirrje për pjesëmarrje në këtë protestë ka bërë edhe kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj.

Latest from Blog

Operacion i madh bastisjeje në burgun e Dubravës

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës, zyrtarët korrektues, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar një operacion të gjerë bastisjeje me qëllim parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme dhe rritjen e sigurisë brenda
Go toTop