Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Xhafer Raqit, i lindur në vitin 1948, i cili është raportuar i zhdukur që nga 2 korriku 2026.
Rasti është raportuar në Stacionin Policor “Qendra” në Prishtinë, ndërsa që nga atëherë janë zhvilluar kërkime të vazhdueshme për lokalizimin e tij.
Në operacionet e kërkimit janë angazhuar njësitet policore të hetimeve, patrullat dhe Njësiti për Kërkim-Shpëtim i FSK-së.
Sipas Policisë, deri më tani është analizuar dhe verifikuar çdo informacion që mund të lidhet me rastin, por kërkimet vazhdojnë.
Pas autorizimit të Prokurorit të Shtetit, Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e Xhafer Raqit ta përcjellin te organet e rendit.
Qytetarët që kanë informacione mund të kontaktojnë Policinë në numrin 192 ose përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.
/Demantim News/