September 23, 2025
2 mins read

IKSHKP ende s’ka rekomanduar që të pihet uji i Badovcit, Makolli: Institucionet po bëjnë panik

Eksperti i mjedisit, Sami Makolli, ka thënë se institucionet në Kosovë po krijojnë panik pa nevojë sa i përket manganit në liqenin e Badocit.

“Vlera prej 0.05 mg/L është standard i rekomanduar estetik, jo shëndetësor. Mendoj që institucionet tona janë duke kriju panik pa nevojë .Ky kufi nuk është kufi toksikologjik. Për çështje shëndeti, OBSH rekomandon 0.08 mg/L (80 µg/L) – disa vende të BE-së i referohen pikërisht këtij udhëzimi.”

Ai ka rekomanduar qytetarët që të lajnë entë lirshëm dhe të pihet uji me përj ashtim të foshnjeve.

“Institucionet duhet të japin sqarime profesionale , të sakta  mbi nivelin e Manganit në ujë , jo deklarata të përgjithshme që vetëm shtojnë pasiguri.”

Nga 1 shtatori uji i liqenit të Badocit nuk rekomandohet për pije pasi vlerat e manganit kanë shënuar rritje.

Postimi i plotë:

Mangani në ujë – çka duhet me ditë, pa panik

1. Mangani nuk është problem i ri.

Në Kosovë për dekada me radhë nuk ka pas shqetësime serioze për manganin në ujin e pijshëm. Me udhëzimin Administrativ të ri (që pasqyron standardin e BE-së), u vendos kufiri 0.05 mg/L. Kjo ka sjellë më shumë raste kur dalim “mbi standard”, edhe pse realisht situata s’ka ndryshuar shumë, gjithmonë e kemi konsumua këtë ujë. Pse tash nuk po u dashka me përdorë?

2. Vlera prej 0.05 mg/L është standard i rekomanduar estetik, jo shëndetësor.

Mendoj që institucionet tona janë duke kriju panik pa nevojë .Ky kufi nuk është kufi toksikologjik. Për çështje shëndeti, OBSH rekomandon 0.08 mg/L (80 µg/L) – disa vende të BE-së i referohen pikërisht këtij udhëzimi.

3. Në SHBA standardi është edhe më i lartë.

EPA në nivel federal ka kufi estetik 0.05 mg/L (njësoj si BE), por këshilla shëndetësore është shumë më e lartë: 0.3 mg/L për ekspozim gjatë gjithë jetës. Pra, shumëfish me e lartë se e jona. SHBA është shumë më tolerante dhe nuk e konsideron problem të madh në nivele kaq të  të ulëta.

4. Mangani në masë nuk është helm, por element i nevojshëm për trupin.

Është pjesë e dietës sonë përmes ushqimit (3 mg/ditë në mesatare nga drithëra, fruta, arra, çaj etj.). Një gotë ujë me 0.08 mg/L përmban vetëm ~0.02 mg mangan – pra është krejt minimale krahasuar me atë që marrim nga ushqimi çdo ditë.

5. Çka rekomandoj  të bëni praktikisht?

-Lirshëm laheni dhe lani enët – nuk ka rrezik.

-Pini ujë me masë, pa panik.( përjashtoj foshnje)

-Institucionet duhet të japin sqarime profesionale , të sakta  mbi nivelin e Manganit në ujë , jo deklarata të përgjithshme që vetëm shtojnë pasiguri.

Latest from Blog

Rezultatet e para në Deçan

KQZ pas përfundimit të votimit ka nisur edhe procesin e numërimit të votave në komunat e Kosovës. Në Deçan prin kryetari aktual Bashkim Ramosaj nga AAK-ja me 54.52 për qind, Jeton Mushkolaj
Go toTop